Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Anxhit, vajzës e cila promovon Shqipërinë përmes vlogut të saj në Youtube, për të cilën ka shprehur admirimin për të rinjtë që çojnë bukuritë e natyrës tonë në çdo ekran kompjuteri.
“Bravo.
Kjo është Anxhi, vajza që ngjitet në maja dhe promovon atdheun tonë, Shqipërinë.
Admirim për këta të rinj që me një Vlog në Youtube e çojnë bukurinë shqiptare në çdo ekran ajfoni e kompjuteri.
Çdokush që bën të tijën për promovimin e Shqipërisë ka një vend në këtë hapësirë, me shumë respekt.”,- shkruan Rama në postimin e tij.
“Aty ku rrjedhë Lumi i Shalës dhe je i rrethuar komplet nga malet në një vend ku ka shumë histori pasi po flasim për kulën e ngujimit, kishën, syrin e kaltër dhe ujëvarat. Një vend ku mund të shijosh edhe aktivitetet sportive edhe natyrën. Këtë kam zgjedhur për të vizituar Thethin!”, shprehet Anxhi në video.