Qeveria e Big Brother miratoi ditën e djeshme Kushtetutën me një sërë rregullash, ku për secilin prej tyre nëse nuk i zbatoje kishte dhe dënimin përkatës.
Por, duket se Kristi, pas thyerjes disa herë të rregullave nuk ka pranuar të zbatojë dënimet dhe një prej tyre ishte thyerja e dy vezëve në kokë.
Pas disa orësh rezistencë, Jori, nën cilësinë e Avokates së Popullit, kërkoi që Kristi të goditej me vezë, duke qenë se një gjë të tillë e miratoi kabineti qeveritar mbrëmjen e kaluar.
Luizi i tha Efit që t’ia hidhte ajo vezët, por ia tha me zë të ulët kur nuk e dëgjoi askush përveç Kiarës. Ajo mori vezët dhe sapo Kristi u kthye, i theu atij dy vezë në kokë.
Veprimi i Efit e revoltoi shumë Kristin. Ky i fundit përsëriti se e vetmja gjë që banorët dinë të bëjnë, është të bullizojnë, të ofendojë e intimidojnë.
Jori i tha atij se shkeli ligjin, ndaj i meritonte vezët, por Kristi edhe njëherë e cilësoi si bullizim.
Kristi u shpreh se do ishte më e ndershme nëse Efi do i thonte paraprakisht se çfarë plani kishte në kokë. I revoltuar nga situata, Kristi u shpreh se veprimi i Efit, tregoi se njerëzit janë të paaftë të debatojnë dhe të marrin vetëkontrollin në duar.
Sipas Jorit, veprimi i saj nuk ka lidhje me mungesën e debatit, por me mosrespektimin e ligjit.