DASHI – Në mënyrë të sigurt
Dashi t’i thotë gjërat troç dhe nuk e ka fare problem këtë gjë. Nëse të dashuron, nuk do të ngurrojë që t’jua thotë. Por sigurisht këtë do ta bëjë kur të jetë i sigurt në dashurinë që ka për ju.
DEMI – Në mënyrë sensuale
Demat bien në dashuri në mënyrë sensuale. Kjo nuk do të thotë se do t’ju prekin, puthin apo shprehin dashurinë menjëherë, por me anë të disa gjesteve të vogla romantike ju do të kuptoni se në fakt ata ju dashurojnë.
BINJAKËT – Në mënyrë të zgjuar
Binjakët janë njerëz që dinë pak nga çdo gjë. Thënë kjo, ata dinë të manovrojnë me çdo tip njeriu duke e ditur kështu fare mirë se me kë do të dëshironin të binin në dashuri dhe me kë jo. Një dashuri e zgjuar është gjithnjë dashuria që zgjedh një Binjak të ketë.
GAFORRJA – Në mënyrë të rehatshme
Gaforrja dashuron relaksin dhe komoditetin. Do të bënte gjithçka në mënyrë që të mos zhgënjehej apo mërzitej. Një Gaforre do të dashuronte gjithnjë vetëm ata të cilët do t’i kishte me siguri pas vetes dhe që do të ndihej me rehat.
LUANI – Në mënyrë të guximshme
Luani medoemos do të bjerë në dashuri me personin më të vështirë të mundshëm. Kjo sepse për Luanin gjithçka është një sfidë që me anë të guximit duhet fituar. Ndaj, nëse shikoni një Luan të “torturohet” për dashurinë, mos u çudisni, është sfida e radhës për të.
VIRGJËRESHA – Në mënyrë gjithëpërfshirëse
Jeta jote është në një rregull të përsosur dhe po kështu e doni edhe dashurinë tuaj: pa asnjë defekt. Nëse ndodh të jetë kështu, Virgjëreshat dashurohen në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe ju duan që nga qimja e flokut deri te maja e thoit.
PESHORJA – Në mënyrë indirekte
Nuk e thonë asnjëherë që ndiejnë dashuri. Do ta quajnë shoqëri, lidhje të ngushtë, kimi etj. Fjala dashuri për Peshoren është shumë e madhe dhe ajo as vetë nuk e di saktësisht se ç’do të thotë të dashurosh, por nëse fillon ta ketë mendjen vetëm te ju dhe sërish ju konsideron pjesë të miqësisë, mos kini merak, thjesht po e thotë në mënyrë indirekte.
AKREPI – Në mënyrë djegëse
Akrepi është shenja më misterioze dhe më rebele e zodiakut. Një Akrep do t’ju dashurojë dhe ju nuk do ta kuptoni sepse do ta bëjë në mënyrë djegëse dhe shumë seksi, por do të jetë një nga dashuritë më të bukura që do të përjetoni.
SHIGJETARI– Në mënyrë vetëbesuese
Shigjetarët janë shumë aventurierë dhe kanë besim te vetja. Duke qenë se ata rrezikojnë vazhdimisht dhe eksplorojnë shumë, kanë arritur të kenë një besim të madh te vetja, ndaj dhe nuk do ta keni të vështirë as të kuptoni që një Shigjetar ju dashuron dhe as ai nuk do ta ketë problem ta tregojë.
BRICJAPI – Në mënyrë të paparashikueshme
Në një sekondë do t’ju duket se Bricjapi ju urren, pastaj sekondën tjetër do t’ju duket se ju dashuron. E gjitha kjo thjesht sepse ata janë të paparashikueshëm.
UJORI – Në mënyrë origjinale
Ujori do të dijë të krijojë kushtet e duhura për t’ju thënë se ju do dhe për këtë do të gjejë një moment mjaft të përshtatshëm. Ujori di të dallojë nga të tjerët, ndaj dashuron në mënyrë të veçantë.
PESHQIT – Në mënyrë romantike
Peshqit janë shumë romantikë dhe mënyra se si e shprehin dashurinë është po kaq romantike: një buqetë me lule, një shishe verë dhe disa qirinj.