Pavarësisht se ndarja mund të jetë gjëja më e keqe, ndonjëherë të jesh personi që “jep duart” është më e keqe.
Të marrësh vendimin për t’i dhënë fund një marrëdhënie me dikë, për të cilin ke respekt, mund të jetë tepër emocionale, plus që duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta minimizuar dhimbjen që shkaktoni.
Hulumtimet e reja nga Universiteti Brigam Jang në Utah studiuan mënyrën, më të mirë shkencërisht, për t’i dhënë fund një lidhjeje. Profesorët linguistikë, Alan Manning dhe Nicole Amare nga Universiteti i Alabamës së Jugut zbuluan, se kur njerëzit marrin lajme të këqija, ata duan t’ia thuash “troç”, mos t’i bini “rreth e rrotull”.
“Një shprehje e menjëhershme, “dua të ndahem nga ti”, mund të jetë shumë e drejtpërdrejtë.
Por gjithçka që ju nevojitet është ta nisni me, “duhet të flasim”, për t’i dhënë disa sekonda kohë personit tjetër që të kuptojë se do të dëgjojë një lajm të keq”, thotë Manning.
Kështu që mënyra më e mirë për t’u ndarë me dikë është që t’ia thoni shkurt.