Extra Kjo është ura më e rrezikshme në botë, shoferët e kalojnë me...

Kjo është ura më e rrezikshme në botë, shoferët e kalojnë me zemër të ngrirë (VIDEO)

Duket e pabesueshme, por është reale

Në epokën e sotme, njerëzit shijojnë arritjet e inxhinierisë moderne por në botën e tretë, kushtet në rrjetet rrugore janë tejet të rrezikshme.

Një shembull tipik i asaj që ndodh në disa zona veçanërisht të largëta të planetit është ura që shohim në video.

Bëhet fjalë për një strukturë prej druri dhe metali, elementë të tjerë të panjohur, e cila është e gjitha e varur në ajër.

Ura Alam ndodhet në Pakistan dhe u ndërtua si një zgjidhje e përkohshme në vitin 1978 derisa të mund të ndërtohej një tjetër urë betoni më e qëndrueshme.

Ura shtrihet mbi lumin Gilgit dhe është 300 metra e gjatë, të cilën shoferët e kalojnë me zemër të ngrirë.

Siç shihet edhe nga video, kalimi i urës kërkon nerva të forta dhe shumë fat.

Autoritetet vendore kanë gjetur zgjidhjen për të kontrolluar rreptësisht urën në mënyrë që të mos kalojnë shpejtësinë e lejuar dhe pesha e kamionëve të mos kalojë 20 tonë.

Për të ardhmen, ata premtojnë se do të ndërtojnë një urë normale dhe të sigurt, pasi është e vetmja mënyrë për të bashkuar dy anët e lumit.