Do të kalojë shumë kohë dhe nuk do të harrohet ndeshja e mbrëmshme mes Liverpool-it dhe Barcelonës, që mbaroi me rezultat 4-0. Vetëm një ditë pas ndeshjes fenomenale në “Anfield”, kanë filluar pyetjet lidhur me lojën e dobët të katalanasve.
Të habitur me spektaklin, mediat po analizojnë çdo hap të Liverpoolit që çoi në këtë rezultat. Tejet i lumtur duket edhe Mohammed Salah, i cili bëri një postim në Twitter, ku mbante veshur një bluzë me sloganin “Kurrë mos u dorëzo”.
Kjo “hajmali” e Salah me gjasë kreu punë, edhe pa praninë e tij në fushë si pasojë e një lëndimi që mori në ndeshjen e kaluar.