Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi gjatë kësaj jave përpos disa konfiskimeve për interes publik për ndërtimet e bëra pa leje edhe një sërë vendimesh që kanë në bazë zhvillimin e projekteve të reja.
Në listën e gjatë të këtyre vendimeve bien në sy disa leje për ndërtime rezidenciale në Vlorë në projektin Marina Rezidence, një leje zhvillimi për Green Coast 2 dhe një leje për resort në Bashkinë Lezhë konkretisht tek Rana e Hedhun.
Për Tiranën KKT ka miratuar leje për ndërtime në Bulevardin e Ri për projektin “High Rise Tower” si dhe një leje zhvillimi për Bofill Toëer”. Në Bashkinë Durrës kanë kaluar disa lejë zhvillimi për objekte banimi dhe vila individuale, si dhe për tre hotele në zonën e Currilave.
Vendimet e KKT 28 dhjetor
-Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Mbulesë me çati në objektin ekzistues 4 kat dhe vendosje e ashensorit në Lagjen “24 maji”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fjortes” sh.p.k.
-Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Kompleksi turistik “Prestige Holiday Resort” me adresë Njësia administrative Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erjoni” sh.p.k.
-Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Rikonstruksion me shtim volum i hotelit ekzistues 3 kat dhe shtesë 2 kat hotel”, me adresë Lagjja Nr. 13, Plazh, njësia administrative Rrashbull, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Z. Dritan Xhura.
-Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Banesë+lokal dhe podrum 3 kate me papafingo dhe 1 kat nëntokë”, me adresë Zona Hotel Turizëm- Kanali i Çukës, të grykëderdhja e Lumit Bistrica, Bashkia Sarandë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “IMMO F&M” sh.p.k.
-Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Objekt shërbimi 2 kate” me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me zhvillues z. Arton Vezi dhe z. Adrian Vezi.
-Për konfiskimin për interes publik të objektit: Objekti “6 godina 1 kat”, me vendndodhje Rruga Himarë, me zhvillues z. Nikollaq Koka.
-Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Rindërtim i volumit 3 kat me shtim bodrumi, volume anësor dhe shtesë kati me funksion hoteleri”, me adresë në Lagjen “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “SAF” sh.p.k.
-Leje Zhvillimi për objektin: “Bofill Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Classic S & J” sh.p.k.
-Leje Zhvillimi për objektin: “High Rise Tower”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Z. Gafur Luga.
-Leje Zhvillimi për objektin: “3 Objekte banimi dhe 4 vila individuale”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “DCI COMPANY” sh.p.k.
-Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelier”, me vendndodhje në Currila, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “DCI COMPANY” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel”, me vendndodhje në Rrugën: “Currila”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Z. Adem Metkola dhe Zj. Carolyn Patricia Perry
-Leje Ndërtimi për objektin “Vlora Landmark Resort”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “E&A Investiment Vlorë” sh.p.k
-Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks hotelier, rezidencial dhe shërbime”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hel-Pet” sh.p.k.
-Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbime”, me vendndodhje pranë Rrugës së Unazës, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Blue Horizont 2005” sh.p.k dhe “Feniks Konstruksion” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort”, Blloku 3 (Objekti D4), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort”, Blloku 3 (Objekti C5), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Resort dhe Hotel”, me vendndodhje Mali Shëngjin, Rana e hedhun, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjergji” sh.p.k.
-Për një ndryshim në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Green Coast Resort 2”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.
-Leje Zhvillimi për objektin: “Pikë karburanti dhe pikë shërbimi 1 kat”, me vendndodhje në Bubullimë, Bashkia Lushnje, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gega Center GKG” sh.p.k.
-Leje Ndërtimi për objektin: “Hangar për avion privat në Aeroportin “Nënë Tereza”, me vendndodhje në Bashkinë Krujë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Balfin-Balkan Finance Investment Group” sh.p.k.
-Leje për miratimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Kompleks rezidencial dhe Qendër për të moshuarit “Tirana Cielo”, me vendndodhje në Mjull Bathore, Bashkia Tiranë”, si dhe ndryshimin e subjektit zhvillues nga shoqëria “Urban Garden” në shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.p.k.
-Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks multifunksional Hometown”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekte zhvillues shoqëritë “Arlis Ndërtim” sh.p.k dhe “Epoch Construction” sh.p.k.
-Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr. 12 datë 27.02.2019 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për miratimin e lejeve të zhvillimit/ndërtimit nga autoritetet e zhvillimit të territorit, në njësitë që i përkasin sistemeve Urban (UB), Bujqësor (B) Dhe Natyror (N)” (objektet në qendrat historike dhe monumentet e kulturës).
-Njoftimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit për Miratimin e Planeve të Detyruara Vendore për Zonat e Dëmtuara dhe Zonat e Reja të Zhvillimit.
-Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën
-19.11.2022 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme.