Është zbuluar prezantuesi i dytë i ‘Festivalit të Këngës 2023’ dhe ai është Kledi Kadiu, i cili rikthehet sërish në skenën shqiptare, pasi ishte pjesë e jurisë së “DWTS”.
Kledi do të bashkëprezantojë së bashku me Adriana Matoshin “Festivalin e Këngës 2023” që do të zhvillohet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.
Kledi Kadiu do të ngjitet në skenën e festivalit më të madh shqiptar për herë të parë si prezantues dhe kjo sigurisht që shënon një risi në mënyrën sesi do të vijë Festivali i 62-të i Këngës, mbushur me surpriza përtej performancave të jashtëzakonshme të këngëtarëve të përzgjedhur.
Festivali i 62-të në RTSH mbahet në datat 19–22 Dhjetor.
Kënga dhe këngëtari fitues ashtu si dhe vitin e kaluar do të zgjidhet nga juria profesioniste, ndërsa në Eurovizion do të shkojë kënga që do të zgjidhet me televotim nga publiku.