Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një ngjarje kriminale në Lushnje pas mesnatës në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Fier i Ri.
Viktima është Rako Qorri 62 vjeç dhe i plagosur djali i tij Kejdi Qorri 31 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin në pronësi të viktimës.
Autori i dyshuar Sofokli Shani 57 vjeç u konfliktua me 62-vjeçarin dhe e qëlloi me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa plagosi edhe djalin e pronarit të lokalit. 31-vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Drejt vendngjarjes shkuan menjëherë forcat policore duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, Sofokli Shani. Atij iu sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.