Jurgen Klopp ka zbuluar së fundmi se kush është stadiumi që ai urren më së shumti të luajë. Në fakt, trajneri i Liverpool u pyet se kush është stadiumi më i mirë për të luajtur, por përgjigja e tij ishte krejtësisht tjetër.
“Nuk jam i sigurt se kush mund të jetë stadiumi më i mirë për të luajtur, por di të them që stadiumi që unë urrej më së shumti është ai i Sevillas, sepse atje atmosfera është e kompletuar. Nuk kam asgjë personale, por me Mainzin kam humbur, me Dortmund kishim ekip shumë herë më të mirë dhe nuk arritëm të fitonin, duke barazuar. Nuk kemi qenë mjaftueshëm mirë, nuk është se ka diçka personale mes meje dhe Sevillas”, tha numri një i “The Reds”.