Sport Klopp mban konferencën e fundit për shtyp: Të thuash lamtumirë nuk është...

Klopp mban konferencën e fundit për shtyp: Të thuash lamtumirë nuk është asnjëherë e lehtë

Jurgen Klopp ka dhënë konferencën e tij të fundit për shtyp si trajner i Liverpool.

Tekniku me përvojë, i cili po përgatitet për pushime të zgjatura dhe nuk ka ndërmend të rikthehet në stol për të paktën një vit, nuk tha asgjë të re, por sigurisht atmosfera ishte e ngarkuar emocionalisht.

“Ishte java më intensive e jetës sime. Kam pasur momente të shkëlqyera. Nuk duhet të pretendojmë se është një javë normale sepse nuk është. Unë jam një pragmatist. Kjo është ndeshja e fundit e sezonit dhe më pas pushime. Dje i thamë lamtumirë lojtarëve. Kemi bërë një barbecue këtu. Sigurisht që kam shumë ndjenja. Nuk e di sa fanella kam firmosur. E gjitha është pjesë e punës. Të thuash lamtumirë nuk është kurrë e këndshme, por ta bësh atë pa u ndjerë e trishtuar apo e lënduar do të thotë që ajo që ke kaluar nuk ishte e bukur. Kaluam shumë mirë. Do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne”, tha ai.

Klopp do largohet nga Liverpool pas ndeshjes së fundit në Premier League kundër Wolves.