Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, ka deklaruar se Topi i Artë për këtë edicion duhet t’i jepet qendërmbrojtësit të skuadrës së tij, Virgil van Dijk.
Sipas gjermanit, holandezi i Liverpool ishte lojtari më i mirë i sezonit të kaluar.
“Nëse Topi i Artë do i jepet lojtarit më të mirë të këtij brezi, e meriton Lionel Messi. Nëse do i jepet lojtarit më të mirë të sezonit, atëherë e meriton Virgil van Dijk. Lojtari më i mirë nga të gjithë është Messi, më i miri i sezonit të kaluar ishte Van Dijk. Të shohim”, tha Klopp.
Fituesi i Topit të Artë do të mësohet në datën 2 dhjetor.