Klorenc Dedja arriti një tjetër sukses mbrëmjen e djeshme në MMA, duke triumfuar ndaj britanikut Danny Parker.
“Luftëtari” shqiptar mposhti kundërshtarin e tij në duelin e zhvilluar në Colchester, duke arritur fitoren e 5-të radhazi.
19-vjeçari shqiptar fitoi me pikë 5-0 ndaj britanikut Parker, duke shtuar edhe një tjetër sukses në karrierën e tij që po vjen në ngritje.
Shqiptari, që konsiderohet si e ardhmja e këtij sporti të vështirë, ka arritur 2 fitore me KO dhe 3 të tjera me pikë.
19-vjeçari shqiptar ka lindur në Londër dhe jeton në Britaninë e Madhe. Ai konsiderohet nga ekspertët si e ardhmja e këtij sporti.
Dhe jo pa qëllim të riun shqiptar e përkufizojnë trajnerët dhe ekspertët e këtij sporti luftarak si “i lindur për në kafaz (Born for the cage)”.