Aktualitet Klosi: Turizmi do të jetë doktor Pipero i ekonomisë shqiptare

Klosi: Turizmi do të jetë doktor Pipero i ekonomisë shqiptare

Klosi: Plazhet hapen në 1 qershor, pandemia do të ulë çmimet

Nga 1 qershori nis hapja graduale e plazheve në Shqipëri. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi thotë se industria turistike është gati të pres turistët e parë për këtë vit, nën protokollon e sigurisë që dikton pandemia Covid-19.

“Në datën 1 qershor ne do të hapim plazhet për sa i përket strukturave hoteliere, në sensin e ofrimit të shërbimit të çadrave dhe shezlloneve. Kjo nuk do të jetë vetëm për turistët që vijnë nga vendet e huaja por edhe për qytetarët shqiptarë. Për të parë një sistem të menaxhuar tashmë të hapësirave publike dhe plazheve publike, duke parë dhe si do shkojë korona edhe zbatimin e rregullave do të jemi edhe për plazhet që kanë hotelet e vijës së dytë, pra hapjen e më shumë plazheve publike”, tha Klosi në Përballë.

Ministri i Turizmit thotë se pandemia nuk do të shtrenjtojë ofertën turistike, përkundrazi ai argumenton se për shkak të kësaj situate të jashtëzakonshme do të ketë çmime më të lira.

“Kjo nuk ka shanse të ndodhi, pasi është treg që rregullohet nga kërkesë oferta dhe për sa kohë që këtë vit nuk do të ketë shumë turistë, sidomos ato të huaj. Mungesa e klientëve do të ul padyshim çmimet se nuk bëhet fjalë për plazhe ekskluzive për të cilat o hynë aty o s’ka. Janë plazhe aq të mëdhaja, ne kemi një favor, një nga favoret e mëdhaja të turizmit shqiptar janë hapësirat e mëdhaja të plazheve të rërës. Çdo vit zgjerohet kjo hapësire, pasi çdo vit vijnë më shumë turistë.” – tha Klosi.

Klosi: Turizmi do të jetë doktor Pipero i ekonomisë shqiptare

Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia Covid-19, por ministri përgjegjës ai për turizmin dhe mjedisin Blendi Klosi thotë se rimëkëmbja e kësaj industrie do të jetë e shpejtë. Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Klosi tha se nëse situate e pandemisë do të vijojë me këto shifra, atëherë turizmi do të jetë Doktor Pipero i ekonomisë shqiptare.

“Padyshim sektori është i goditur, padyshim që operatorët janë të shqetësuar, janë me drama të mëdhaja sepse kanë hedhur gjithë paratë e jetës së tyre në një Shqipëri që nuk ka pasur atë mundësi që ka në vende të tjera për të ndihmuar sektorin e turizmit në gjithë këto vite. Por le të themi që në këto  dy vite, po sidomos në këto dy muaj turizmi është kthyer në shpresën e të gjithëve, shpresën për të hapur rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Është një sektor që do e gjejë rikuperimin shumë shpejt. Dhe ajo që është fitim i madh për ne është që është një sektor në rritje. Ne kemi një industri që unë po e them nuk jemi as në 1/3 e potencialit që ka Shqipëria. Prandaj shpresoj shumë që të mos kemi rikthim të pandemisë, po të jetë në këtë situatë që jemi tani me pandeminë edhe turizmi do të jetë doktor Pipero i ekonomisë shqiptare” – tha Klosi .

Ministri Klosi thotë se sfida e vërtetë e industrisë turisitike  është diversifikimi.

“Ne kemi shumë nevojë që të rrisim ofertën, ta diversifikojmë atë. Ne s’kemi vetëm detin, kemi vërtetë shumë. Po ashtu kemi shumë nevojë që qarqet bashkitë duhet të fillojnë të mendojnë shumë për turizmin. Qytetarët duhet ta dinë ofertën e Shkodrës, jo vetëm për Velipojë, por Thethin, Pukën, Bogën. Këtë duhet të bëjë dhe Korça, Berati, Dibram Vlora. Ne duhet të vazhdojmë me mbështetje për akomodimin, sepse kemi mungesë.” – tha Klosi në Përballë.