Me 8 vota pro në KLP, Aurel Zarka është pezulluar nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës.
Vendimi i KLP-së erdhi pas arrestimit të Zarkës me urdhër të SPAK, i dyshuar për ushtrim ndikim të paligjshëm në disa raste.
Së bashku me Zarkën, u arrestuan dhe ish-oficerja e Policisë Gjyqësore pranë Krimeve të Rënda, avokati Radovan Çela dhe shtetasi Astrit Vladi.
SPAK thotë se nga hetimet rezultoi që herë në bashkëpunim herë jo, kishte ndërhyrë dhe ishte korruptuar bashkë me zyrtarë të drejtësisë për çështje hetimore.
Policia arriti të ekzekutonte vetëm një nga masat e sigurisë të lëshuara, atë për Zarkën, pasi 3 të tjerët rezultuan të ishin jashtë shtetit.