Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Preçi janë tre prokurorët e përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e trupës së SPAK, nga katër prokurorë që ishin në garë.
Përzgjedhja e tyre u bë në bazë të pikëzimit, ku kryesonte Kllapi me 174 pikë.
Sotir Kllapi 174 pikë
Dritan Prenci 171 pikë
Vladimir Mara 168 pikë
Dorina Bejko 158 pikë
Tre prokurorët e rinj do të betohen me 21 maj te Presidenti dhe më pas do të nisin detyrën së bashku me 9 prokurorët aktualë të SPAK, duke e çuar në 12 numrin e tyre nga 15 qe duhet të ketë organika e SPAK.