Me sloganin “Ndryshimi në duart e tua”, opozita nisi sot zyrtarisht rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 14 Majit.
Në stadiumin “Air Albania” po zhvillohet mitingu hapës.
Përveç simpatizantëve, të pranishëm në stadium janë të 61 kandidatët për kryetarë bashkie dhe kandidatët e këshillave bashkiakë.
I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit pasi takoi me radhë të 61 kandidatët për kryebashkiakë për këto zgjedhje lokale, Berisha u pozicionua pranë vendit në stadium, afër aleatit të tij, Ilir Meta.
Mitingu nisi me prezantimin e të gjithë kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.