Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar.
Në një status në Twitter, Rama e quan koalicionin një vetëvrasje politike.
Kryeministri Rama në Twitter: Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki.