Barcelona luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme për një pjesë të mirë të fateve të sezonit. Katalanasit zhvillojnë ndeshjen e dytë të Kupës ndaj Sevillas, teksa është mundur 2-0 në ndeshjen e parë dhe i duhet një fitore me 3 gola diferencë për t’u kualifikuar.
Për këtë dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Bartomeu ka folur trajneri Ronald Koeman.
Mjedisi – “Është klubi më i madh në botë. Të gjithë e shikojnë me lupë Barçën, ka diskutime edhe përveç futbollit këtu. Ju e kuptoni që shtypi përpiqet të dijë gjëra për klubin, unë nuk kam asnjë problem me këtë”.
A flisni me Xavin – “Nuk kam folur me askënd. Duhet të presim të shohim kush vjen si president dhe të takojmë ekipin e tij teknik. Nëse nuk shoh të ardhme të rëndësishme për veten time, do të kemi një problem, sepse më mbetet edhe një vit nga kontrata ime”.
Bartomeu – “Kur doli lajmi, unë u tërbova, sepse i njoh mirë Bartomeu dhe Óscar Grau. Për mua, Bartomeu ka qenë gjithmonë një person i jashtëzakonshëm”.
Rëndësia e një përmbysjeje – “Sigurisht që do të ishte e rëndësishme. Është një injeksion shumë i rëndësishëm për të ardhmen e këtij sezoni. Ne mendojmë se mundemi, por duhet ta provojmë”.
3-4-3, ndryshim moduli – “Është e mundur. Pavarësisht nga sistemi, ne jemi shumë ofensivë. Krijojmë shumë mundësi”.
A jam penduar – “Ju nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Ditën kur më thirrën nga Barça, unë isha i bindur ta pranoja ofertën, duke ditur se ishte një kohë e vështirë. Kishte vështirësi për të bërë ndryshime në skuadër dhe për t’iu dhënë mundësi të rinjve. Jeta është ulje dhe ngritje, na mbetet të përballemi dhe t’i zgjidhim problemet”.
Motivimi – “Është e njëjta gjë. E dija që të punuarit në kohën e Covid-it është e komplikuar. Më shumë me disa gjëra që kanë ndodhur. Kjo është bota jonë. Nëse nuk e dua këtë, unë jam duke shkuar me pushime. Puna ime është të tregoj rrugën”.
Vendi më i mirë në kohën më të keqe – “Të gjitha klubet kalojnë kohë të vështira. Shumë na kanë ndodhur këtë sezon. Ne po luftojmë për të fituar gjëra. Në fund, ajo që vlen është fusha, lojërat, të jesh me grupin. Ky është vendi më i mirë për mua, deri në ditën e fundit. Dua të jap më të mirën time për Barçën. Për sa kohë do të jem këtu, nuk më ndikon asgjë. Fitorja e Barçës është gjithmonë më e mira”.
Xavi- “Unë nuk jam i shqetësuar, sepse kam një kontratë. Kur të zgjidhet presidenti i ri, do të flasim. Barcelona është më e rëndësishme se debati. Unë nuk jam i shqetësuar në këtë drejtim”.
Përmbysja ndaj Sevilla – “Ne e dimë se kemi një rezultat të keq për ta përmbysur, por mendoj se kemi mundësi. Ekipi është shumë i uritur, i përqendruar për të bërë gjëra të mira. Ne kemi nevojë për më shumë efektivitet sesa kohët e fundit. Kemi krijuar më shumë mundësi sesa rivali në lojërat e viteve të fundit. Duhet të kërkojmë më shumë efektivitet dhe ta mbajmë portën të pastër, çka do të jetë jetike”.
Arrestimi i Bartomeu – “Nuk është mirë për imazhin e klubit. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne nuk mund të bëjmë asgjë, thjesht duhet të përqendrohemi te fusha e lojës”.
Referuese, loja e së shtunës – “Ne kemi besim se mund të fitojmë, por e nisin nga disavantazhi 2-0. Duhet të bëjmë më mirë se të shtunën ndaj Sevilla në kthimin e Kupës së Mbretit. Është e vështirë, por asgjë nuk duket e pamundur”.