Ronald Koeman i mbyll dyert e Barcelonës Lautaro Martinez-it, të paktën në këtë merkato. Trajneri i Barcelonës ka konfirmuar interesimin e blaugranave për sulmuesin holandez të Lyon Memphis Depay i cili mesa duket është objektivi i madh i Barçës për sulmin, me Lautaro Martinez që me shumë mundësi Barça do tentojë ta afrojë verën e ardhshme. Koeman foli edhe për çështjen Suarez duke deklaruar se nuk ishte që vendosi për largimin e uruguianit.
“Depay apo Lautaro? Unë nuk po përjashtoj asgjë. Realisht objektivi i vërtetë i Barcelonës është Memphis Depay. Oferta e parë ka disa javë që është bërë, ku Lionit i janë ofruar 30 milionë plus bonuse. Rreth çështjes së Suarezit nuk jam unë i keqi në këtë mes. Ishte totalisht vendimi i klubit dhe unë e respektoj lojtarin pafund”, deklaron holandezi.