Ilir Meta është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Ish-Presidenti dhe aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, u arrestua nga agjentët e BKH-së te Kthesa e Kamzës, teksa po shkonte për në selinë e PL, ku do të mbante një konferencë për mediat.
Por tejet interesant është fakti që Ilir Meta është arrestuar në të njëjtën datë kur edhe Sali Berisha mori masën e sigurisë nga GJKKO.
Më 21 tetor të vitit të kaluar GJKKO caktoi detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv.
Masa e sigurisë për ish-kryeministrin e vendit u dha në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani në kryeqytet.
Po atë ditë u arrestua në aeroportin e Rinasit edhe Jamarbër Malltezi.
Tani Berisha ndodhet me arrest shtëpie pasi nuk zbatoi masën me detyrim paraqitje.
Ndërsa ndaj Ilir Metës janë ngritur akuzat korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie.
Ilir Meta është ish-Presidenti i parë të cilit i vihen prangat.