Policia në Paraguai sekuestroi një sasi prej 2.3 tonësh kokainë në një ngarkesë me qymyrguri që kishte si destinacion Izraelin.
Sipas tyre, droga me vlerë rreth 500 milionë dollarë është sasia më e madhe që është kapur ndonjëherë në vendin e Amerikës Jugore.
Kokaina u gjet në një kontejner në Terport, një port privat në qytetin e Valletës, pranë kryeqytetit Asuncion. Dy persona janë arrestuar deri tani, një prej tyre ish-drejtues i një kanali shtetëror.
Policia shton se droga u gjet në një nga 6 kontejnerët dhe mendohet se sasia mund të jetë dhe më e madhe.