Aktualitet Kokaina në Frakull, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për 10...

Kokaina në Frakull, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për 10 persona

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për drogën në Frakull të Fierit.

Togat e zeza kanë shpallur fajtorë 10 personat e përfshirë.

Apeli i Posaçëm nuk ka pranuar të dëgjojë argumentet e të pandehurve apo avokatëve të tyre mbrojtës.

Janë dënuar me 89 vite burg në total, shtetasit:

Nikolin Gjolena 17 vite burg (11.4 vite burg me gjykim të shkurtuar)

Viktor Cervanaku – 15 vite (10 me gjykim të shkurtuar)

Enxhi Ferhati – 12 vite (8 me gjykim të shkurtuar)

Klajdi Kodra – 17 vite (11.4 me gjykim të shkurtuar)

Bledar Matoshi – 12 vite (8 me gjykim të shkurtuar)

Denilson Cervanaku – 17 vite (11.4 me gjykim të shkurtuar)

Zenel Cervanaku – 14 vite ( 9.4 me gjykim të shkurtuar)

Redion Meshi – 14 vite – (9.4 me gjykim të shkurtuar)

Julian Malaj – 3 vite (2 vite me gjykim të shkurtuar), është liruar pasi ka mbaruar dënimin për “moskallëzim krimi”

Marildo Rona – 12 vite (8 me gjykim të shkurtuar)

Kujtojmë se plot 485 kg kokainë u trafikua nga Kolumbia në vendin tonë në Shtator të 2022-it. Lënda narkotike ishte përzier me pleh organik dhe ishte ngarkuar në kontenier. E gjithë ngarkesa u dorëzua më pas në fshatin Frakull e Madhe në Fier, në banesën e ish-kryetarit të komunës Viktor Cervanaku.

I gjithë itinerari dhe trafiku i kësaj ngarkese është mbajtur nën monitorim nga DEA amerikane dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.