Kapja e 137 kg kokainë në portin e Durrësit, krimet e rënda po hetojnë edhe zyrtarë të këtij porti, pasi dyshohet se kanë lejuar futjen e personave të pa autorizuar brenda portit të Durrësit.
Burime jozyrtare konfirmojnë se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në Portin e Durrësit për të bërë të mundur identifikimin e të gjithë personave që janë të përfshirë në këtë rrjet trafiku të kokainës.
Prokuroria për krime të rënda po heton për të zbuluar se kush janë autorët e porositjes së kokainës, dyshimet janë për një grup të fuqishëm kriminal që vepron në vendin tonë, që sipas prokurorisë janë ata që do të prisnin sasinë prej 137 kg kokainë e cila dyshohet se destinacion final kishte tregun evropian.