Kolegji Zgjedhor i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjedhjet në Himarë, duke njohur përfundimisht Vangjel Tavon si kryebashkiak.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe PDBNJ kërkuan pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës të mbajtura më 4 gusht 2024.
Me vendim unanim, Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën e opozitës.
Vendimi është i formës së prerë, çka i hap rrugën Vangjel Tavos që të betohet si kryebashkiak i Himarës.
Vangjel Tavo fitoi me 1477 vota diferencë përballë kandidatit të opozitës Petro Gjikuria.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve konfirmoi më herët fitoren e Vangjel Tavos në Bashkinë e Himarës.
Hapja e Kutive të materialeve zgjedhore dhe verifikimi i listës së zgjedhësve nuk arriti të provonte pretendimet e opozitës se gjatë procesit pati një standard të dyfishtë sa i përket votimit me karta identiteti të skaduara.