Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka pritur në një takim të veçantë atashetë e huaj ushtarakë rezidentë dhe jo rezidentë në vendin tonë.
Takimi u zhvillua në auditorin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku atashetë e huaj ushtarakë u informuan mbi ndryshimet e fundit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë si dhe synimet për të ardhmen.
Gjeneral brigade Kollçaku, pasi i falënderoi atashetë huaj ushtarakë për ndërveprimin dhe bashkëpunimin e ofruar përgjatë gjithë vitit 2017 nga Forcat e Armatosura respektive, shprehu mirënjohjen dhe u adresoi një falënderim të veçantë për kontributin dhe ndihmën që ata ofruan për përballimin e emergjencës civile me të cilën u përball vendi ynë së fundmi.