Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar për të tregtuar me Greqinë, Azia dhe Egjipti, dhe falë kësaj e shndërruan në qendrën tregtare me te madhe te Mesdheut Oriental. Mbreti Demetri I Poliarcetes, i njohur për eksperiencën ushtarake sidomos neper rrethinat, aq sa në të ardhmen ushtaraket do t’i referoheshin teknikës së tij duke e emërtuar “Poliarcetica” vendosi të sulmoi Rodin. Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua të tërhiqej.
Për të festuar këetë triumf qyteti vendosi të ndërtonte një monument për kujtim të Helios, zoti i diellit, në port. Punimet i udhëhoqi Cares Lindos. Në fillim statujën e veshën me hekur dhe sipër me pllaka bronzi. Më në fund kur statuja përfundoi ishte jo me pak se 32 m lartësi. Madhësia statujës ishte e tille saqë anijet kalonin mes këmbeve të tij.
Fama e Kolosit solli udhëtarë nga e gjithë bota antike për ta parë. Me Kolosin e Rodit në atë kohë ishin 5 mrekullitë e botës që ishin ngritur mbi faqen e Tokës, numër që erdhi duke u rritur. 56 vjet me vonë se ndërtimi i tij në 223 para e.s një tërmet e shembi Kolosin. Banoret e Rodit ndoqën këshillat e një orakulli vendosen t’i lënë pjesët e tij atje ku ranë nga tërmeti. Dhe kështu u bë gjate 90 vjetëve deri kur copat e broncit u morën si plaçke lufte.