Bota i thotë jo luftës në Ukrainë. Në një nga votimet e OKB-së me leximin më të qartë në vitet e fundit, 143 vende kanë votuar rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës, të filluar në shkurtin e këtij viti, dhe veçanërisht vendimin e Moskës për të aneksuar provincat ukrainase ku u zhvilluan referendumet, Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
Ndërkohë, votimi tregoi qartë edhe vendet e pakta, por jo pa peshë, që mbështesin ose të paktën nuk i kanë kthyer shpinën Moskës.
Ishin 35 vende që abstenuan, duke përfshirë këtu Kinën, Indinë dhe Afrikën e Jugut, ndërkohë që vetëm 4 vende votuan kundër, Bjellorusia tashmë aleat zyrtar i Kremlinit, Koreja e Veriut, Siria që mbahet me ndihmën e trupave ruse dhe Nikaragua.
Për votimin ka reaguar edhe presidenti amerikan Joe Biden, që deklaroi se ”votimi dha një sinjal të qartë, Rusia nuk e zhduk dot një vend sovran nga harta”.
“Është e qartë se referendume false nuk mund të fshehin ilegalitetin marrjes së territoreve nga Rusia. Bota nuk e pranon dot këtë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi ministrja e Jashtme Shqiptare, Olta Xhaçka.