Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Durrësit, Anita Jella, duke ankimuar në KPA vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Referuar gjendjes së fakteve dhe provave për të tria kriteret e rivlerësimit, KP vlerëson se Jella nuk arrin në nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Në këto kushte, KP kërkon që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të mundësojë trajtimin e këtij ankimi me prioritet në kohë dhe të shkarkojë nga detyra Anita Jellën.