Komisioni Europian ka filluar një procedurë ligjore ndaj kompanisë anglo-suedeze Astra Zeneca, e akuzuar për cenim të marrëveshjes mbi blerjen.
Lajmin e shpërndau vetë zëdhënësi i KE-së Stefan de Keersmaecker. “Kontrata nuk është respektuar dhe kompania nuk mund të prodhojë një strategji të bindshme për të siguruar shpërndarjen e dozave”.
“Ajo që ka rendësi për ne është që shtetasit europianë të kenë një numër të mjaftueshëm dozash, të premtuara në bazë të kontratës”.
Zëdhënësi specifikoi se 27 vendet anëtare ishin dakord me vendimin kundër kompanisë farmaceutike.
Ndërkohë, AstraZeneca ka kundërshtuar plotësisht vendimin e Komisionit Europian, sepse sipas drejtuesve të saj kushtet e kontratës janë respektuar totalisht, dhe se brenda muajit do të shpërndajë 500 milionë doza të tjera për vendet e BE-së.