Ekonomi Komisioni Europian: Shqipëria ka hyrë në recesion

Komisioni Europian: Shqipëria ka hyrë në recesion

Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të shkuar por edhe situata e pandemisë duket se kanë shenjuar ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të parë të vitit 2020.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, që publikohet një herë në tre muaj, në tremujorin e parë Shqipëria ishte e vetmja që rezultoi me rënie reale ekonomike prej 2.5% me bazë vjetore, ndërsa shtetet e tjera panë vetëm ngadalësim të rritjes.

“Ngadalësimi u nxit kryesisht nga një recesion i thelluar në Shqipëri dhe një ngadalësimi në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në raport.

Për Shqipërinë, raporti thekson se vendi ka hyrë në recesion të thellë, pas tkurrjes në tremujorin e fundit 2019 dhe rënies prej 2.5% në tre muajt e parë 2020.

Sipas raportit investimet ranë me 16.7%, eksportet me 2.1%, ndërsa konsumi privat mbetet i ndrydhur.