Politika Komisioni i Etikës përjashton për 10 ditë 5 deputetë demokratë nga Kuvendi

Komisioni i Etikës përjashton për 10 ditë 5 deputetë demokratë nga Kuvendi

5 deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga seanca parlamentare për 10 ditë. Ky është vendimi që ka marrë Komisioni i Etikës në mbledhjen e sotme.

Janë përjashtuar deputetët: Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi.

Me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi, ndërsa ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.

Përjashtimi i tyre erdhi pas seancës së djeshme e cila nuk zgjati as një orë dhe përpos debateve, pati dhe përplasje fizike.

Ishte deputeti Bledion Nallbati ai i cili pengoi kolegun e PS-së Vullnet Sinaj të fliste e më pas tentoi ta grushtojë.