Politika Komisioni i Rithemelimit të PD ultimatum Bashës: Liro zyrën deri më 5...

Komisioni i Rithemelimit të PD ultimatum Bashës: Liro zyrën deri më 5 janar, ndryshe…

Komisioni i Rithemelimit ka shkuar sërish në zyrat e Partisë Demokratike, këtë të enjte, nga ku ka lëshuar një ultimatum drejtuar kryetarit Lulzim Basha.

Komisioni i Rithemelimit deklaroi sot se nëse Lulzim Basha nuk lë zyrën dhe nuk dorëzon detyrën deri më datë 5 janar të 2022, atëherë anëtarësia do të kthehet në “përmbarues politik”.

“Refuzimi i vendimi të Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe refuzimi i vullnetit të 43385 anëtarëve të PDSH të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj”, thuhet në letrën e Komisionit të Rithemelimit.