Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali ku i kërkohet opinion në lidhje me raportin midis vendimmarrjes së deputetëve dhe detyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Në përgjigjen e saj, Presidentja e Komisionit të Venecias informon se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të datës 6-7 dhjetor 2024.
Shumica socialiste parlamentare abstenoi gjatë votimit në Kuvend për mandatin e koleges së tyre, duke mos e bërë të mundur në këtë mënyrë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, siç kjo e fundit kishte urdhëruar.
Heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka e ka kërkuar Partia Demokratike.