Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka njoftuar sot se mësimi në universitete do të vijojë online.
Në një deklaratë për mediat bashkë me anëtarët e tjerë të Komitetit Teknik, Rakacolli tha se ky vendim ka ardhur pas vlerësimit të situatës.
“Ka në rëndim të lehtë të situatës, por gjithçka është në kontroll. Mësimi në universitete do të vazhdojë online edhe për një periudhë tjetër në varësi të njoftimit që ne do të bëjmë
Do të shohim nëse do të ketë nevojë për masa të tjerë, por ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është që beteja me COVID nuk është betejë spitalore por është betejë e të gjithëve. Të nderuar qytetarë vetëm nëse do të zbatoni masat që ne kemi thënë do mundemi ta ndalojmë epideminë dhe me përllogaritjet që kemi bërë mund ta ndalojmë”, tha Rakacolli.
Ndërkohë, Albana Fico, drejtuese e ISHP, ka njoftuar se situata e COVID-19 paraqitet me risk të lartë.
“Kemi vlerësuar dhe po monitorojmë me vëmendje situatën e COVID. Situata paraqitet në një nivel risku të shtuar për shkak të rritjes së rasteve ditore dhe incidencën dy javore”, tha drejtuesja e ISHP.