Mauro Icardi i tha të hënën “Jo” Spallettit për rikthimin e tij në fushë, krizë që thellohet dhe vetëm presidenti Steve Zhang pritet t’i japë zgjidhje me sulmuesin zikaltër.
Megjithatë, kompania “Suning” që ka në pronësi Interin ka lidhur një marrëveshje të re në Kinë, me një kompani që shet produkte elektrike, e quajtur “AUX Group”, prej të cilës klubi do të arkëtojë disa të ardhura ekstra.
Ndryshe nga më parë, këtë herë në posterin e kësaj marrëveshje mungon Mauro Icardi, dikur i ndodhur në ballinë të çdo posteri, tani është Handanovic, i pasuar nga De Vrij, Lautaro, Skriniar dhe Perisic, argjentinasi është “zhdukur”.
Një “lojë” tjetër zhvillohet në rrjetet sociale, me Icardin që fillon e bën “like” në fotot e Joao Cancelo te Juventus, që festojnë fitoren ndaj Napolit.
Ndërkohë Wanda Nara ka filluar të ndjekë në Instagram Real Madridin, pikërisht në ditët më të nxehta të çështjes “Icardi”.