Martesa e princit Harry dhe Meghan Markle mund të ketë jetë të shkurtër, 5 vjet për ekzaktësi. Të paktën kështu e mendojnë kompanitë e basteve, të bindur se çifti do të divorcohet brenda vitit 2025.
Për momentin Dukët e Sussex duke të lumtur dhe gati për të filluar jetën e re larg oborrit mbretëror dhe nuk ka shenja për një krizë të mundshme mes tyre, por që janë të paparashikueshëm tashmë e kanë treguar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Që anglezëve iu pëlqen të venë bast mbi gjithçka tashmë është e njohur botërisht. Kështu, kompanitë e basteve kanë vendosur kuota mbi jetën private të Dukëve “plangprishës”.
Sipas Daily Mail, mund të vendosësh bast mbi gjithçka mbi Harry dhe Megan, që nga puna që do të bëjnë për të qenë të pavarur (një e ardhme në modë apo si “influencer” janë më të kuotuarat, por edhe një “reality show” e deri tek ribashkimi në Buckingham Palace.
Një rikthim i Markle në serinë televizive “Suits” e ka koeficientin 21, ndërsa pjesëmarrja e saj në serialin “The Crown” t’i shumëfishon të ardhurat 100 herë. Pavarësia ekonomike e çifti në një kohë shumë të shkurtër është një bast i sigurt dhe kuotohet shumë pak, gjithashtu dhe adoptimi i një fëmije.
Ndërsa një lamtumirë përfundimtare mes Harry e Meghan është një hipotezë e largët por me koeficient të ulët, nëse vendos 10 paund merr mbrapsht 40. Numërimi së prapthi tashmë ka nisur…