Kompozitori i njohur Limos Dizdari ka dal nga spitali, lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila falenderon mjekët për punën dhe impenjimin e tyre.
“Kompozitori Limos Dizdari lë spitalin. Mirënjohje mjekëve tanë të mrekullueshëm. Alda Dizdari për vlerësimin e stafeve tona mjekësore. Shërim të shpejtë mjeshtër”, shkruan Manastirliu.
Ndërkohë vajza e tij, Alda Dizdari, nëpërmjet një mesazhi ka shprehur falenderim për mjekët duke theksuar se të gjithë si ekip dhanë çdo gjë, punuan natë e ditë dhe pacienti i tyre reagoi dhe filloi të përmirësohet.