Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas relacionit të qeverisë shqiptare, të dërguar në lidhje me ndryshimet në marrëveshjen koncesionare të aeroportit “Nënë Tereza”. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i selisë blu shprehet se çdo akt koncesioni i propozuar nga qeveria është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Ai u premton qytetarëve se kur të vijë në pushtet do ta zhbëjë atë dhe thotë se aeroporti do t’u kthehet shqiptarëve.
“Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do t’u kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve! #ShqipëriaFiton”- shkruan Basha.