SPAK shpëtoi Ilir Beqajn dhe arrestoi zëvendësin e tij, vërtetohet ajo që përflitej prej javësh në Tiranë
Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj u arrestua sot me urdhër të SPAK. Arrestimi lidhet me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh.
Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.
Po ashtu janë edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: Është marrë masa e “detyrim paraqitje” për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Shef i Kirurgjisë në QSUT), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”.
Dy ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike). Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”.
Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura.