Një qen në Karolinën e Veriut është i pari me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, sipas mediave amerikane.
Qeni i quajtur Winston ishte pjesë e një studimi të Universitetit Duka që testoi tërë familjen, raportoi televizioni lokal WRAL.
“Virusi që shkakton COVID-19 është gjetur në një qen”, tha Chris Woods, MD, udhëheqës i kërkimit, duke përmendur se ai beson se është rasti i parë i tillë në Shtetet e Bashkuara.
Nëna, babai dhe djali nga familja janë gjithashtu pozitivë, ndërsa vajza, qeni tjetër dhe macja janë negative.
Winston kishte simptoma të buta për disa ditë, sipas pronarja e tij, Heather McLean.
“Ai nuk donte të hante mëngjes një ditë”, tha ajo.
Kështu Winston u bashkua me Pomeranian në Hong Kong, i cili u bë qeni i parë me koronavirus në botë në shkurt. Ndërkohë, disa mace dhe tetë tigër dhe luanë u infektuan në një kopsht zoologjik në New York.
Hulumtimet tregojnë se qentë mund të infektohen, por janë më pak të prekur nga sëmundja sesa macet dhe krijesat e tjera, sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve. Organizata tha në faqen e saj të internetit se “nuk ka prova që kafshët shtëpiake të luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e infeksionit.”