Pas Italisë së goditur rëndë nga koronavirusi, një tjetër vend fqinj regjistron personin e parë të prekur nga virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina.
Autoritetet shëndetësore greke raportojnë për një 36 vjeçar me simptomat e koronavirusit në Selanik, i cili sipas të dhënave sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Itali.
Ndërkohë bilanci i viktimave është rritur në Itali, ku u regjistrua dhe një tjetër humb jete duke e çuar në 12 numrin total. Viktima sërish është një i moshuar me banim në Emiglia Romagna.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se numri i të prekurve vijon të rritet dhe deri në këto momente regjistrohen 370 raste me koronavirus. Rajoni më i rrezikuar vazhdon të mbetet Lombardia.