Gjykata e Posaçme Apelit ka shtyrë për herë të tretë seancën për kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të shtetasit Redjan Rraja, mes tyre dhe një makinë ‘Audi’ model A8 për të cilën bashkëpronare është dhe ‘showgirl’ Kejvina Kthjella.
Burime bëjnë me dije se as i pandehuri Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm, teksa seanca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkëshortes së Redjan Rrajës.
Nga ky hetim tashmë gjykata vendosi përjashtimin e avokates Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Seanca e radhës është lënë më datë 31 janar ora 08:00.
Kujtojmë se Rraja është i pandehur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.