Konfiskohet një objekt 6 katësh në qytetin e Durrësit. Policia ka shkuar për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit për sekuestrimin e pasurisë që dyshohet se të ardhurat janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Objekti është në pronësi të Pëllumb Tudës, ndërsa 3 prej kateve kanë shërbyer si biznes ndërsa pjesa tjetër apartamente.
Aksioni i konfiskimit është ndërprerë pasi banorët që ndodheshin në godinë nuk kanë pranuar që të dalin.
Në bisedë me ta, është rënë dakord që t’u jepet një afat 3 ditor për lirimin e ambienteve e më pas të bëhet ekzekutimi i vendimit të gjykatës.
Mësohet se personat të cilët ndodhen brenda objektit janë familjarë të pronarit Pëllumb Tuda.