Ditën e sotme, janë arrestuar në spital dy vëllezërit Doçaj, të cilët kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Bardhaj të Shkodrës, gjatë shkëmbimit me armë zjarri me një person tjetër.
Ky person është identifikuar si Besim Perloka dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Ky i fundit ka qëlluar me automatik drejt dy vëllezërve, të cilët po ashtu i janë kundërpërgjigjur me pistoletë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja.
Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes Perkolës dhe dy vëllezërve, në një nga lokalet e fshatit Bardhaj. Pas konfliktit, shtetasi Perkola është larguar nga lokali, ka marrë armën dhe më pas i ka bërë pritë dy vëllezërve, që po ktheheshin për në shtëpi.