Në lidhje me konfliktin e dy familjeve në Fier, policia ka arrestuar pesë persona, mes tyre edhe personi që mori armën punonjësit të policisë dhe qëlloi mbi një person tjetër.
Ai është shtetasi i identifikuar me iniciale D.B 21 vjeç, ndërsa u arrestuar për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik” shtetasin – G.B., 22 vjeç.
Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve Aleksandër Zhapa 51 vjeç nga Ferrasi dhe djali i tij Aldi Zhapa 22 vjeç. Ndërsa është arrestuar edhe një 32-vjeçar nga Vlora me iniciale E.K.
Policia thotë se nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Policia sqaron se gjithsej në këtë sherr u plagosën 5 persona, dy me sende të forta, dy me mjete prerës, ndërsa njëri me armë zjarri.