Politika Konflikti SHBA-Francë për nëndetëset, anën e kujt po mban Shqipëria?

Konflikti SHBA-Francë për nëndetëset, anën e kujt po mban Shqipëria?

Në një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez TV5 Monde, Kryeministri Edi Rama ka është pyetur nga gazetarja në anën e kujt pozicionohet Shqipëria sa i takon konfliktit më të fundit mes SHBA-së dhe Francës për çështjen e nëndetëseve.

Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se Shqipëria nuk ndërhyn në çështje të tilla që kanë të bëjnë me shtete si SHBA dhe Franca.

Pyetje: Ju mbroni multilateralizmin, kriza trans-atlantike ka vend në OKB me çështjen e nëndetëseve. Si vend europian shumë i lidhur me SHBA, në cilin krah qëndron Shqipëria, në anën e Francës apo në anën e Uashingtonit?

Kryeministri Rama: Jo. Ne jemi vërtetë aleatë krenarë të SHBA, por jemi gjithashtu miq shumë krenarë të Francës dhe nuk hyjmë në këto lloj krize, le të themi mes atyre të dyve, sepse nga njëra anë nuk mund të bëjmë asgjë për ta zgjidhur, dhe nga ana tjetër jam i sigurtë që ndërmjet Presidentit Macron dhe Presidentit të SHBA Joe Biden ka mjaft aftësi për të dialoguar dhe për ta zgjidhur krizën në mënyrë sa më miqësore.