Kongresi certifikoi zyrtarisht fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2024.
Numërimi i votave elektorale u zhvillua qetësisht dhe pa kundërshtime apo problematika në sallë, ndryshe nga çfarë ndodhi 4 vite më parë.
Për ironi të fatit, certifikimin e rezultatit e shpalli zv/presidentja Kamala Harris, e cila në zgjedhjet e nëntorit u mund nga Trump.
“Votat për president të Shteteve të Bashkuara janë si më poshtë: Donald J Trump i shtetit të Floridës ka marrë 312 vota. Kamala D Harris e shtetit të Kalifornisë ka marrë 226 vota”, tha ajo duke lexuar rezultatin.
Pas fjalës së saj, duartrokitje të forta shpërthyen nga republikanët.
Sipas ligjeve amerikane, kjo deklaratë konsiderohet përfundimtare në termat ligjorë duke shpallur në këtë mënyrë presidentin dhe zv/presidentin e zgjedhur.
Donald Trump dhe zëvendësi i tij, JD Vance fituan 312 vota elektorale. Harris dhe zëvendësi që zgjodhi ajo, Tim Ëalz morën 226 vota elektorale.
Tashmë pritet 20 Janari, ditë kur Trump do të inaugurohet si president i SHBA-së.