Politika Kongresi i PS-së/ Alibeaj: Ishte një show i kushtueshëm, nuk u tha...

Kongresi i PS-së/ Alibeaj: Ishte një show i kushtueshëm, nuk u tha asgjë e re

Enkelejd Alibeaj ka sulmuar Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste duke e cilësuar një show të kushtueshëm, në të cilin nuk u tha asnjë gjë e re.

Në një reagim në Facebook, Alibeaj shprehet se Rama përdori Kongresin si fasadë për të paketuar propagandën 8-vjeçare që ka sjell vetëm mashtrim e dështim, krizash qeveritare e skamjeje në familjen shqiptare. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nënkuptoi se janë hedhur miliona para për Kongresin e PS-së, që sipas tij do të varfërojë akoma më tepër shqiptarët.

Alibeaj përmendi gjithashtu që kreu i qeverisë foli për arkën me peshk të ish-zv/ministres Voda, por shton se nuk guxoi të përmende aferën e inceneratorëve, patronazhistëve dhe krimin e oligarkinë që kontrollojnë ekonominë e pushtetin e vendit.