Partia Konservatore Britanike ka hequr dorë nga përdorimi i aplikacionit WhatsApp për komunikim të brendshëm, pasi të përballet me rrjedhje të shumta informacioni dhe të kalojë në aplikacionin Signal.
Signal paraqitet si një alternative për WhatsApp-in, dhe krenohet me tiparet e saj jashtëzakonisht të sigurta të intimitetit.
Signal ka aftësinë të zhdukë automatikisht mesazhet pas një periudhe kohe të caktuar, gjë që e bën më të vështirë monitorimin e komunikimit.
Ky aplikacion, i miratuar edhe nga Edward Snowden, premton komunikim shumë të koduar, pa reklama dhe pretendon se askush nuk mund të lexojë mesazhe të përdoruesit dhe të shohë thirrjet.
Sipas Guardian, në fillim të këtij viti bashkëthemeluesi i WhatsApp, Brian Acton (i larguar nga kompania këtë vjeshtë), i dha Signal-it 50 milion dollarë për të përmirësuar më tej shërbimin.
Një zëdhënës i konservatorëve thotë se arsyeja e përdorimit të Signal-it është operacional, jo siguria, domethënë është e pamundur të bashkohen të 365 deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e fundit në një grup, sepse ato grupe mund të kenë deri në 256 anëtarë.